SPAK merr të pandehur Asllan Dogjanin, ja për çfarë akuzohet deputeti i PD-së

SPAK merr të pandehur Asllan Dogjanin, ja për çfarë akuzohet deputeti i PD-së

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Ky i fundit akuzohet për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë.
Gjyqtarja Rudina Palloj do të vendosë në seancë paraprake nëse do pranojë kërkesën e SPAK për të kaluar dosjen për gjykim ose jo.
Dogjani është paraqitur së fundmi disa herë në Spak, por për mediat ka deklaruar se ka bërë kallëzim lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë.
Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë,  ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Aso kohe Dogjani po ashtu tha se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente