SPAK kryen operacion blic gjatë natës në Elbasan, arrestohen edhe dy ish-gjyqtarë

SPAK kryen operacion blic gjatë natës në Elbasan, arrestohen edhe dy ish-gjyqtarë

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë zhvilluar një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal.
Operacioni është ende në vijim dhe nuk dihet ende numri i personave të arrestuar, apo çështja për të cilën ata kanë rënë në pranga.
Raportohet se dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë operacionit në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.
Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.
Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.
“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.
KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.
Burimi