SPAK kërkoi 5 vite burg, shtyhet seanca për Alqi Bllakon. Dëshmia në gjykatë

SPAK kërkoi 5 vite burg, shtyhet seanca për Alqi Bllakon. Dëshmia në gjykatë

Është shtyrë për në 11 mars seanca ora 13:30 seanca për Alqi Bllakon. Gjatë seancës së sotme SPAK kërkoi 5 vite burg për Inceneratorin e Tiranës.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, kërkoi pafajësi në Gjykatën e Posaçme.
Një javë pasi SPAK kërkoi dënimin e tij me 5 vite burg për “korrupsion” në dy raste, Bllako tha se nuk e kishte kryer veprën penale.
“Unë deklarohem tërësisht i pafajshëm pasi nuk përmbushen asnjë nga kriteret ligjore sa i përket figurës së veprës penale te korrupsionit pasiv, e kryer në dy raste. Organi procedues nuk ka arritur të provojë asnjë shkelje ligjore nga ana ime në lidhje me detyrën time funksionale. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka pasur asnjë rol në këtë procedurë, madje s’kam marrë pjesë as si vëzhgues në mbledhjen e komisionit për dhënien e koncesionit
. Së dyti vetëm anëtareve të KVO u është kërkuar të plotësojnë deklarata e konfliktit të interesit, ndërkohe që unë si Sekretar i Përgjithshëm nuk kam pasur asnjë detyrë. Organi procedues pretendon se unë kam ndërhyrë tek Zoto për të punësuar Vladimir Bezhanin. Ky i fundit është punësuar në nëntor të 2014. Ndërsa ideja për ndërtimin e impiantit të Tiranës, ka nisur në dhjetor 2015. Procedura ka nisur në 2016 dhe kontrata është lidhur në gusht të 2017. Zoti Bezhani nuk është pjesë e rrethit tim shoqëror, as familjarë, unë se kam njohur për herët zotin Bezhani, por në 2017 kur kam nisur punën si sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit”, tha Bllako.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente