‘SPAK ka një mundësi të artë’, ironizon Manjani: Nëse rrethojnë Pallatin e Kongreseve sot…

‘SPAK ka një mundësi të artë’, ironizon Manjani: Nëse rrethojnë Pallatin e Kongreseve sot…

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ku me me nota ironike shprehet se SPAK ka një mundësi të artë, nëse do të rrethonte Pallatin e Kongreseve, pasi do të ekzekutonte gjithë ato urdhëra-arresti që s’i kanë ekzekutuar dot deri më tani.
Postimi
SPAK dhe BKH kanë një mundësi të artë sot.
Nëse rrethojnë Pallatin e Kongreseve mund të ekzekutojnë gjithë ato urdhëra-arresti që s’i kanë ekzekutuar dot.
Shto këtu që mbase do shpallet edhe ndonjë grup i ri armiqsor aty dhe, mbarojnë punë fët e fët. Arrest në flagrancë biles… Ska nevojë as për gjykatë…
Këtij kongresi turistik do ti shkonte shumë për shtat një paketë arrestimesh turistike, all inclusive nga Spak..
Janë mbledhur të gjithë bashkë aty, rreth partisë të dënojnë armiqtë në turizëm, në korrupsion dhe në qeverisje.
“Partia ime më arreston..”- tha ai që s’e pa më dritën e diellit…
Burimi