“S’marr vesh nga politika”, Tik Tok-eri garon për eurodeputet, sondazhet e nxjerrin fitues

“S’marr vesh nga politika”, Tik Tok-eri garon për eurodeputet, sondazhet e nxjerrin fitues

Skena e zgjedhjeve europiane në Qipro ka një personazh të ri surprizë si kandidat. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Tik Tok-er, Phidias Panagiotou i cili është pretendent për një nga 6 vendet në Parlamentin e ri Europian.
Ajo çka e bën më të bujshme kandidimin e tij është fakti që sondazhet e nxjerrin fitues përballë shumë partive tradicionale, duke lënë pas edhe partinë historike të Vasos Lyssaridis, EDEK. Sondazhi i fundit i RAI në emër të Alpha Qipro tregoi se Phidias Panagiotou siguron 8.7% të votave.
Panagiotou është djali i një familje të thjeshtë, nuk ka kryer studime dhe nuk gëzon tituj akademikë, por ka bërë një karrierë të suksesshme në Tik Tok dhe Youtube me videot e tij frymëzuese.
Disa muaj më parë teksa shprehur hapur dëshirën për të kandiduar për në Parlamentin Evropian, ai u shfaq në një video i veshur me tre kravata, një xhaketë dhe pantallona të shkurtra.
Panagiotou e bëri të qartë që në fillim se nuk ia ka idenë nga politika dhe nuk di asgjë për Bashkimin Evropian, por garantoi ndjekësit e tij se brenda pak muajsh do të lexojë dhe mësojë mbi ligjet dhe gjithçka tjetër.
Nëse konfirmohen sondazhet, ekziston mundësia e zgjedhjes së tij si eurodeputet, qoftë me fitoren ndaj DIKO-s, qoftë me humbjen e njërës prej dy mandateve të siguruara tradicionalisht nga AKEL-i.
Edhe nëse nuk zgjidhet, ai do të lërë pas katër parti parlamentare (Volt, EDEK, DIPA dhe Ekologët) të cilat garojnë me nga gjashtë kandidatë.
Burimi