SKANDALI/ Ilaçet kimio mungojnë në QSUT, shiten kontrabandë para Onkologjikut
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal me repartin e Onkologjisë në QSUNT, teksa këtë herë bëhet fjalë për shitjen kontrabandë të ilaçeve kimio.
Sipas gazetarit Stafa, këto ilaçe mungojnë tek Onkologjiku dhe shiten kontrabandë nga farmacitë rreth QSUNT-së.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se posedon edhe prova me biseda për këtë gjë, por nuk mund t’i publikojë pasi u rrezikohet jeta denoncuesve.
Ai ka publikuar dhe një foto ku shfaqen dy persona me lekë në duar. Stafa thotë se pacientët prej hallit detyrohen jo vetëm të blejnë kimion kontrabandë, por t’i japin lekë dhe mjekut.
Postimi i plotë:
Ilaçet kimio shiten edhe përpara Onkologjikut!
Në informacionet e mia, të mbështetaura edhe në prova e fakte, faktohet se shumë farmaci rreth e rrotull QSUNT dhe jo vetëm, shesin kimio kontrabandë. (Nuk mund të publikoj biseda, për shkak se vihen në rrezik njerëz).
Gjatë këtyre 5 viteve të fundit, mungesat e kimiove kanë qënë të frikshme. Prej këtyre mungesave kanë përfituar kontrabanda.
Sipas të dhënave që kam mbledhur, sekserët e ilaçeve kimio hynin edhe në spital, për t’u kërkuar mjekëve t’u çonin pacientë që t’u blenin medikamentet.
Pacientët prej hallit, dhe prej asaj që po përballeshin shkonin dhe i blinin, duke mos paguar vetëm vlerën e kimios kontrabandë, por edhe duke paguar një çmim për mjekun.
Si funksionon kjo?
Prsh heceptina kontrabandë është blerë 800 euro.
Por nëse pacienti nuk shkonte i referuar nga mjeku dhe kontrabandisti bindej, herceptinën e merrte 200 euro më pak. (Këto dëshmi do i publikoj me zë dhe figurë kur të vij koha).
Më poshtë do publikoj rastin e një personi i cili ka blerë para derës së Onkologjikut, kimion. Kostoja e goserelinës? 262 mijë lekë.
Është skandal dhe e papranueshme kjo situatë. (Kjo ka ndodhur përpara disa javësh).
Gjithashtu është e papranueshme kjo situatë, pasi mjekët dhe Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, kanë qënë në dijeni të këtij fenomeni dhe nuk e kanë ngritur si shqetësim. Por e kanë pranuar.
Pse e kanë pranuar?
Pse nuk kanë folur, kur nuk mund të trajtonin pacientët me kancer?
Si mjekë të caktuar bëheshin bashkëpunëtor të kontrabandës?
Mos ndoshta ka ndonjë arsye tjetër sesi mjekët e Onkologjikut, “binden” të mosflasin?
Burimi