
Shqiptari vret me thikë gruan, plagos dhe djalin
👁1316
Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Angelochori të Selanikut në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij dhe ka plagosur djalin
Mediat greke raportojnë se krimi ka ndodhur në shtëpinë e rrënuar të familjes kur çifti filluan të debatonin e njëri-tjetrin.
Pas sherrit, shqiptari 46-vjeçar ka marrë thikën dhe ka plagosur për vdekje gruan e tij 60-vjeçare rome, si dhe ka plagosur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili kishte hyrë në mes për t’i ndarë.
Autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.
Burimi