
Shkrumbohet nga flakët furgoni në Vlorë, dyshohet se…
👁2097
Një furgon i parkuar në lagjen Topana në Vlorë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Furgoni i tipit Mercedes Benz Vito, me targa AA702NY, është në pronësi të shtetasit Ermal Sakaj.
Sipas tij automjeti ka qenë në gjendje pune.
Shërbimi zjarrëfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa po vijon hetimi nëse djegia e tij ka qenë e qëllimshme.
Burimi