Shkrumbohen makina dhe motori në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohen makina dhe motori në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen një makinë dhe një motor gjatë natës në fshatin Kaninë të Vlorës.
Raportohet se ngjarja është regjistruar në orën 01.40  pas mesnate në një banesë ku po digjeshin makina dhe motori.
Është njoftuar policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin i cili kishte shkrumbuar pothuajse makinën dhe motorin.
Policia ka marrë në pyetje pronarin si dhe po heton për rastin, pasi dyshohet si zjarrëvënie e qëllimshme.
Burimi