![Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kanosi gruan, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/shkeli-urdhrin-e-mbrojtjes-dhe-kanosi-gruan-arrestohet-52-vjecari-ne-kelcyre_66cc862369b16.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kanosi gruan, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë
👁1436
Një 52-vjeçar nga Këlcyra ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka kanosur bashkëshorten duke shkelur kështu edhe urdhrin e mbrojtjes.
“Komisariati i Policisë Përmet arrestoi në flagrancë shtetasin 52 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi duke kanosur bashkëshorten e tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi