Sherri në Tiranë pas aksidentit të vajzave/ Arrestohet i plagosuri, 3 në kërkim – Emrat
Një ditë pas sherrit e dhunës te rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin Fatjon Dauti dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Sherri u nxit pas aksidentit të dy vajzave me makina luksoze, të cilat thirrën ‘të fortët’ për të sqaruar situatën, por që ky diskutim degradoi në dhunë me sende të forta mes 4 të rinjve.
Sipas Policisë së Tiranës, ka rezultuar se Fatjon Dauti ka pasur armë me vete, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Fatjon Dauti mbeti i plagosur nga sherri dhe prangat iu vunë mbrëmë, 22 gusht, në spital. Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një sasi kanabisi. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Barjamaj, 25 vjeç dhe Isuf Lika, 24 vjeç. Fatjon Dauti ka qenë i shoqëruar me 29-vjeçarin tjetër Adem Noreci. Ata kanë mbërritur të parët në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë shkuar dhe Mario Barjamaj bashkë me Isuf Likën. Të katërt janë përfshirë në sherri pas aksidentit të vajzave, duke u përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Parakalimi i gabuar, i cili u bë shkak për thyrjen e pasqyrës së një ‘Audi A8’ ndërmjet dy makinave që drejtoheshin nga dy vajza, çoi në përplasje fizike mes dy personave mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Dy vajza, kanë përplasur mjetet e tyre, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta. I plagosur mbeti Fatjon Dauti i cili u konfiltua me Marjo Baramin.
Burimi