Sherr për një gërvishtje makine në Tiranë, 1 i plagosur/ Gjendet një pistoletë në vendngjarje

Sherr për një gërvishtje makine në Tiranë, 1 i plagosur/ Gjendet një pistoletë në vendngjarje

Dy persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në zonën pranë rrethrrotullimit të Saukut. Shkak për nisjen e konfliktit është bërë një fërkim i automjeteve me të cilin lëviznin dy të rinjtë. Si pasojë e zënkës ka përfunduar i dëmtuar shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Policia bën me dije se në vendngjarje është gjetur dhe një armë zjarri, ku po punohet për të identifikuar poseduesin e saj.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Burimi