Sherr masiv me sende të forta në Palasë, në kërkim dy persona (Video)

Sherr masiv me sende të forta në Palasë, në kërkim dy persona (Video)

Një tjetër person është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës në lidhje me sherrin e ndodhur një ditë më parë në Palasë.
Sipas policisë, është një 49 vjeçar nga Durrësi pasi dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt.
Më herët, policia njoftoi se në kërkim është shpallur një 28 vjeçar nga Tirana, i cili ka goditur me sende të forta 42 vjeçarin.
Konkretisht janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Burimi