
Shërbimi Sekret qëllon për vdekje një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë.
👁712
Shërbimi Sekret amerikan ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, bëri të ditur agjencia.
Incidenti ndodhi pak pas mesnatës të së dielës pas një “përplasjeje të armatosur” me forcat e rendit.
Policia lokale kishte raportuar agjencinë për një “individ vetëvrasës” që mund të udhëtonte në Uashington DC nga Indiana.
“Ndërsa oficerët u afruan, personi mbante një armë zjarri. Me pas pati një konfrontim, gjatë të cilit ai u qëllua nga personeli ynë,” tha Shërbimi Sekret në një deklaratë në X të postuar nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.
Nga përplasja me armë nuk pati asnje efektiv të lënduar, ndërsa personi që u plagos u transportuar ne spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij, raportojne mediat amerikane.
Burimi