Shehi: Kodi Zgjedhor u bë dhunshëm nga Rama e Berisha. Idiotësi, përveçse poshtërsi
Ndryshimi i Kodit zgjedhor dhe raporti me drejtësinë janë pikat që ndajnë Dashamir Shehin me kolegët e opozitës për të hyrë së bashku në zgjedhjet e vitit 2025.
Në studion e emisionit “MCN live”, kryetari i LZHK-së, thotë se që në krye të herës miratimi i Kodit të ri Zgjedhor u bë dhunshëm nga Rama e Berisha për tu mos u futur në fushën e tyre.
“Është një marrëveshje antikushtetuese, e pamoralshme, ajo e vinit 2009 që prodhoj këtë sistem të ri politikë të ri në Shqipëri që u mbylli derën për 15 vjet partive të vogla alternative në vend që nuk i lënë të bëhen të mëdha. Është ndër marrëveshjet më të rënda që hyhet në zgjedhje në këto 15 vite. Më këtë ligj për të hyrë në parlamente 19% të votave që nuk është në asnjë vend, ky lloj barbarizmi mbi demokracinë, mbi pluralizmin që ë kanë bërë dy vetë. Nuk e kanë bërë partitë, e ka bërë Rama dhe Berisha, e kanë bërë atëherë dhe sot. D.m.th. e kanë bërë në mënyrë të dhunshme që të mos u hyj njëri tjetër në fushë, është idiotësi, përveç se poshtërsi”.
Shehi thotë se është për përmbysje të sistemit zgjedhor, që sipas tij pjesa tjetër e opozitës nuk e ka këtë dëshirë, ndërkohë që numëroi se në cilat pika nuk puqen me partitë tjera.
“Nëse ligji do të ndryshojë do ta shohim cilat janë mundësitë. Nëse pozicioni i kolegëve opozitarë do të ndryshojë, do ta shohim. Jemi vetëm se sot për sot nuk puqemi me opozitën në shumë pika; në raportin me drejtësinë, në raport me ndërkombëtarët, nuk puqemi për ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe për pjesëmarrjen në parlament, që tani fatmirësisht kanë hyrë në parlament dhe unë kam frikë se kjo punë u bë vetëm për atë punë e dialogut. Unë jam përtej koalicioneve, për përmbysje të sistemit zgjedhor, të hapen listat të shtohen zonat elektorale, të hapen listat dhe mos votojnë vetëm flamurin e partisë por edhe fytyrën e deputetit. Kolegët opozitarë nuk kanë të njëjta dëshira me ne”.
Burimi