Sekuestrohet 1.1 kilogram kokainë në Tiranë, 3 persona të arrestuar (Foto-Emrat)
Antidroga e Tiranës ka arrestuar 3 persona gjatë një aksioni të zhvilluar se fundmi.
Mësohet se 3 të rinjtë janë kapur në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në tentativë për të shitur një sasi të konsiderueshme kokaine.
Pas kontrollit policia ka gjetur në një makine 1.1kg kokaine.
Gjatë aksionit 3 personat kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga agjentët e antidrogës.
Në rrugën “Myslym Shyrit”, janë arrestuar të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Eervin Rakipi.
Personat e arrestuar
Njoftimi i policisë
Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Burimi