Sekretari i Partisë Komuniste: Në kohën e Enverit ishte më mirë sesa sot

Sekretari i Partisë Komuniste: Në kohën e Enverit ishte më mirë sesa sot

Në 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, gjatë ceremonisë të zhvilluar në Shkodër tek varrezat e dëshmorëve, Partia Komuniste, përmes sekretarit të saj Gjon Bruçi pranë bustit të ushtarit të panjohur vendosi yllin e kuq, simbol i diktaturës të Enver Hoxhës.
Bruçi tha se është e turpshme që nuk përmendet fakti se Çlirimin e Shqipërisë e bëri Partia Komuniste. “Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, tha ai.
Bruçi u shpreh se ishin komunistët që sollën lirinë në vend dhe se në këto 34 vite, Shqipëria, sipas tij, është e pushtuar. I vetmi moment kur Shqipëria kishte liri e Pavarësi, sipas Bruçit, është gjatë periudhës të diktaturës komuniste.
“Sot është më keq sesa kjo vranësi që është sot”, tha ai. I pyetur se nga kush jemi të pushtuar, ai u përgjigj: “Nga vetvetja, nga imperialistët amerikanë, nga imperialistët evropianë, nga Turqia…”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente