![Sarandë, adoleshenti kapet me thikë dhe kanabis në makinë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/11/sarande-adoleshenti-kapet-me-thike-dhe-kanabis-ne-makine_6744a9e69dcdf.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Sarandë, adoleshenti kapet me thikë dhe kanabis në makinë
👁1094
Një 17-vjeçar nga Saranda është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën një sasi kanabisi dhe një mjet prerës (thikë).
17-vjeçari gjithashtu u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë). Sektori i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi“, njoftoi policia.
Burimi