Salianji i bën “ftesë” Naços: Hajde nga ne në këto zgjedhje se do të dalim fitues
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përfshirë në një debat me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço. Salianji tha se 8 deputetë të opozitës kanë kërkuar ministrin e Brendshëm në komision për të raportuar për situatën e rendit. Palët u përfshinë në debate, ndërsa Naço me ironi i tha Salianjit se është lajm i mirë që janë bërë bashkë 8 deputetë të opozitës.
Ndërkohë, edhe Salianji i është kthyer me nota ironie Naços duke i propozuar të kalojë nga PD se do jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Kujtojmë që Nasip Naço ka qenë me LSI, tashmë Partia e Lirisë, por në zgjedhjet e 2021 iu bashkua PS.
Evin Salianji: Ke që në datën 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarje të rënda kriminale për të thirrur në seancë ministrin e brendshëm, për të dhënë shpjegime lidhur me gjendjen e rendit dhe kriminalitetin në vend. Thirrje zotërinë të vijnë, mos e bëj si një ministër tjetër që qëndroi një vit aty në detyrë dhe nuk të erdhi një ditë. Është detyrim kushtetues të vijë dhe të japë llogari, nëse nuk dinë të flasin, s’dinë të përballen me publikun për ca i vini ministra. Iku drejtori i policisë dhe s’ka ardhur njëherë në Komision. Komisioni i sigurisë kombëtare të ka kërkuar që të thërrasësh ministrin e brendshëm. E keni lajmëruar apo jo? Nëse s’ke fuqi pastaj na thuaj të merremi të gjithë.
Apo është mbyllur në bunker? Sepse me këto që kanë ndodhur, vetëm ajo të shpëton.
Naço: Lajmi i mirë është që më në fund opozita arriti të firmosin 8 deputetë, ky është lajm i mirë.
Salianji: Do bëhemi minimalisht 75, në rritje jemi.
Naço: Lajm i mirë që më në fund u bëtë 8. Nga lajmet më të mira që ta dinë gjithë qytetarët.
Salianji: Hajde këtej nga ne këtë herë se do fitojmë ne këtë herë. Meqë e the 3 herë që të vjen mirë. E keni vënë re edhe ju që po rriteni. Bujrum kush nuk ka probleme kaloni këtej te ne dhe kontribuoni për ndryshimin.
Naço: Ke 12 vjet, do rrish edhe 4 vjet në opozitë. Kërkesën tuaj e kam dorëzuar, ministri për shkak të një vizitë që është në Gjermani, se ai e kalon rinasin…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka lajmëruar se ndodhet në Gjermani për një vizitë dhe ka sugjeruar datat 20 ose 23 që të raportojë në Komisionin e Sigurisë.
Burimi