Roza Lati zbulon ish-banorin e “BBV” me të cilën nuk ka komunikim!

Roza Lati zbulon ish-banorin e “BBV” me të cilën nuk ka komunikim!

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, moderatorja Roza Lati së fundmi ka treguar se pas daljes nga ky reality show nuk ka komunikim me Egla Cenon.
Teksa së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, Roza i tha Erjola Doçit se se këtë gjë e ka treguar edhe gjatë intervistave të tjera, duke shtuar se me Françeska Muratin dhe Fation Kuqarin është takuar rastësisht.
Biseda në studio:
Erjola: Të kemi parë korridoreve të topit, mos ke ndonjë projekt?
Roza: Momentin që do të kemi diçka konkrete për ta folur dhe gëzuar do të prononcohem për momentin po e lë pezull sepse është më profesionale kështu.
Erjola: Cilët janë banorët me të cilët nuk ke asnjë raport dhe kontakt?
Roza: Ti e di mirë, unë nëse s’kam pasur kohë që të takoj ty s’kam pasur kohë që të takoj të tjerë, në disa festa për çështje bashkëpunimi dhe koincidencë e bukur jam takuar me Françeskën, Fatjonin, gëzoj simpati për të dy.
Erjola: Me kë nuk ke fare?
Roza: Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni (duke nënkuptuar Egla Cenon)
 
Burimi