Rikthehen reshjet, por i nxehti vijon/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Kjo falë tërheqjes grauale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Për pjesën më të madhe të ditëve, moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe me vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës, pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet malore, në lindje, reshjet lokalisht priten me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Kjo do të bëjë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.
Pritet prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.
Burimi