
Reshjet, përmbytet nënkalimi në Fushë Mamurras
👁1087
Qarku i Lezhës ka përjetuar reshje shiu të dendura, të cilat kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa zona. Që në orët e para të mëngjesit, reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë, duke çuar nivelin e ujit në disa zona deri në 40 cm. Kjo ka penguar qarkullimin normal të mjeteve të vogla, ndërsa kanalet kulluese janë bllokuara nga mbetjet duke mos lejuar largimin e prezencës së ujit nga rrugët.
Problematika më e madhe është shkaktuar në aksin Milot – Qafë Kashar, pranë nënkalimit në Fushë Mamurras, që është bllokuar nga uji duke penguar qarkullimin.
Sipas autoriteteve lokale, pritet ndërhyrja nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit për pastrimin e mbetjeve dhe për të lehtësuar qarkullimin.
Burimi