Reshjet e shiut dhe era e fortë, Policia apel për kujdes: Moderoni shpejtësinë e mjeteve

Reshjet e shiut dhe era e fortë, Policia apel për kujdes: Moderoni shpejtësinë e mjeteve

Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, pas stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë.
Në njoftim thuhet se shoferët duhet  të aktivizojnë sistemet  e shikueshmërisë përpara dhe po ashtu shumë kujdes duhet të kenë drejtuesit e mjeteve me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme.
Njoftimi:
APEL PËR KUJDES!Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut  dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë
gijotina.com/
Burimi