
Rama i serviloset Trumpit: Zoti i shpëtoi jetën Presidentit të SHBA për të zgjuar Europën
Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitete me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.
Në konferencën e zhvilluar me këtë rast kryeministri Edi Rama foli edhe për zhvillimet e fundit në Evropë pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë duke iu servilosur këtij të fundit.
Rama u shpreh se Zoti i shpëtoi jetën Donald Trumpit për të zgjuar Europën.
“Historia ka pasur momente kur SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre. Momentet e tyre të keqkuptimit apo të konfliktit politikisht. Në Amerikë ka pasur nga ata që kanë menduar që është më mirë që Amerika të tërhiqet nga Europa. Dhe në Europë ka pasur nga ata që kanë menduar se ketë identitetin e vetë dhe të harrojë SHBA, por ka qenë gjithmonë diçka që gjithmonë ka mbizotëruar ideja; që Amerika pa Europën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është një gadishull….
Ndoshta Zoti shpëtoi Donald Trump, jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe, por për ta zgjuar Europën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë që s’mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj, se nuk është njësoj”, tha Rama.
Kujtojmë se është po ky Edi Rama që gjatë një interviste në vitin 2016, e konsideronte Donald Trump-in si një rrezik për Amerikën, gjithë botën dhe rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. “Atehërë isha i ri, dhe tani kam ndryshuar mendim”, u shfajësua para pak ditësh kryeministri shqiptar.
Burimi