Qëllohet me armë nga Shërbimi Sekret një person pranë Shtëpisë së Bardhë

Qëllohet me armë nga Shërbimi Sekret një person pranë Shtëpisë së Bardhë

Një person i armatosur që mendohet se kishte udhëtuar nga Indiana, u qëllua me armë nga agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë, pas një konfrontimi në orët e para të së dielës, njoftuan autoritetet.
Sipas deklaratës së Shërbimit Sekret, nuk pati persona të tjerë të plagosur gjatë të shtënave që ndodhën pas mesnatës në një lagje pranë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Donald Trump gjendej në Florida në kohën që ndodhën të shtënat.
Shërbimi Sekret mori informacion nga policia për një “individ me tendenca vetëvrasëse” që po udhëtonte nga Indiana. Agjentët gjetën makinën dhe vetë personin në afërsi.
“Ndërsa oficerët po i afroheshin, individi nxori një armë zjarri dhe filloi një shkëmbim zjarri, gjatë të cilit pati të shtëna nga personeli ynë”, thuhet në deklaratën e Shërbimit Sekret.
Personi u dërgua në spital. Shërbimi Sekret tha se nuk dihej gjendja e tij.
Departamenti Metropolitan i Policisë së kryeqytetit Uashington do të duhet të çelë një hetim, pasi në incident u përfshinë punonjës të organeve të zbatimit të ligjit. Departamenti i policisë nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi ku kërkohej koment.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente