Pse disa çifte shëndoshen pasi martohen? Ja çfarë thotë shkenca

Pse disa çifte shëndoshen pasi martohen? Ja çfarë thotë shkenca

Pse shëndoshemi pasi martohemi?
Përgjigjen e kësaj pyetje kanë mundur më në fund ti japin një përgjigje studiuesit. Sipas të dhënave të analizimit të 169 çifteve të sapomartuara dhe të lumtura për 4 vjet me rradhë, vunë re se njerëzit shëndoshen më shpejt një deri në dy vjet pas martesës ose nëse janë në një marrëdhënie të mbarë ose afatgjatë.
Njerëzit që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre ishin më të gatshëm të humbisnin në peshë. Ekspertët e shpjeguan këtë me argumentin se në mungesë të lumturisë në çift, njeriu përpiqet të jetë sa më në formë që të kompensojë këtë mungesë lumturie dhe të ndihet mirë me veten.
Nga ana tjetër, bashkëshortët që janë të lumtur në marrëdhënien e tyre janë më shumë moskokëçarës për peshën. Ata ndihen të lumtur, rehat dhe të kënaqur me mënyrën si e jetojnë marrëdhënien e tyre.
Burimi