“Protestë për mbylljen e TikTok”, Braçe thumbon Berishën: Është nam e gjitha!

“Protestë për mbylljen e TikTok”, Braçe thumbon Berishën: Është nam e gjitha!

Vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës “TikTok” ka ngjallur debate politike dhe publike. Dy qëndrime të kundërta janë shfaqur përmes deklaratave të kundërshtarëve politikë – kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetit socialist Erion Braçe.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar këtë vendim si një akt censure dhe ka bërë thirrje për protesta masive kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai e ka prezantuar këtë çështje si një luftë për lirinë e shprehjes dhe u ka kërkuar të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të dalin në protestë më 15 mars për të mbrojtur të drejtën e tyre për të përdorur TikTok-un.
Gjithashtu, Berisha ka bërë thirrje për një bojkot të pjesshëm të mësimit si një formë proteste kundër qeverisë. Ai ka sugjeruar që nxënësit të mungojnë në orën e parë të mësimit ditën e hënë si një shenjë kundërshtimi ndaj, siç e quan ai, “narkodiktaturës së Edi Ramës”. Sipas tij, censura është një hap drejt diktaturës dhe të rinjtë duhet të bëhen “luftëtarë” kundër saj.
Në anën tjetër, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar thirrjen e Berishës, duke e quajtur absurde idenë e protestës për një platformë si “TikTok”. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe e ka krahasuar këtë protestë me ato të zhvilluara në vende si Greqia dhe Serbia, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për raste tragjike që kanë marrë jetë njerëzish.
Braçe shton se është paradoksale që Berisha flet për lirinë e shprehjes duke mbështetur një platformë që, sipas tij, është e kontrolluar nga Partia Komuniste e Kinës. Ai e ka ironizuar gjithashtu faktin që Berisha i fton të rinjtë në protestë, përfshirë edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare, duke e quajtur një veprim të papërgjegjshëm.
“GREKET DOLEN NE RRUGE E PROTESTUAN PER 57 TE VDEKUR NGA PERPLASJA E DY TRENAVE; SERBET DOLEN NE RRUGE E PROTESTUAN PER 14 TE VDEKUR NGA SHEMBJA NE STACIONIN E NOVI SAD; MALLESHTORET E TIRANES DO PROTESTOJNE PER MBYLLJEN E TIK TOK-ARMES EFIKASE TE PARTISE KOMUNISTE TE KINES! Është nam e gjitha: Thotë si arsye “MBROJTJEN E LIRISE SE SHPREHJES” dhe këtë parim ja siguron PARTIA KOMUNISTE E KINES; Thotë si arsye “MBROJTJEN E LIRISE SE SHPREHJES”, për të ka parasysh VETEN, MALLESHTORET E TIJ DHE TE LLAPIT, por fton ne proteste FEMIJET E 9 VJECARES, 12 VJECARES ETJ! Dhe që të tregoj që është fiks në moshën e ish Biden, i fton të protestojnë në Sheshin Skënderbej me adresë PARA KRYEMINISTRISE! Lere të rrjedhë domethënë”, shkruan Braçe.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente