
Protesta në Thumanë-Kashar, policët shoqërojnë të riun dhe e godasin(VIDEO)
👁12439
Në protestën e ditës së sotme në aksin Thumanë Kashar, kishte dhe një moment kur forcat e policisë shoqëruan një prej protestuesve.
I riu duket në pamjet që është rrethuar nga efektivët dhe në një moment qëllohet prej tyre gjatë shoqërimit.
Ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të të riut nga forcat e policisë.
Sot u mbajt protesta e tetë prej banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën e Thumanë Kashar, pasi ata kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre të banimit.
Burimi