Pronat/ Gjykata e Strasburgut ka marrë 101 vendime kundër Shtetit Shqiptar
Shkeljen e të drejtave të njeriut nga organet e drejtësisë shqiptare të vëna në fokusin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut e pranon edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se nga 2020 janë 101 vendime të GJEDNJ-së kundër Shqipërisë.
“Në tërësinë e vendimeve të GJEDNJ-së ndaj Shqipërisë, dëshiroj të veçoj ato në fushën e kompensimit të pronave, duke qenë se jo më larg se viti i kaluar, me nismën e Ministrisë së Drejtësisë u ndryshua ligji për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të pronave, pikërisht në zbatim të vendimit Beshiri kundër Shqipërisë. Në përputhje të plotë me qëndrimin e Gjykatës mbi këtë çështje, Shqipëria mori masat për të garantuar trajtimin e drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të subjekteve ish pronarë.
Me qëllim përforcimin e mbrojtjes së të drejtave, Ministria e Drejtësisë ka hartuar për herë të parë Strategjinë për Viktimat e Krimit që synon të ofrojë një kuadër strategjik të plotë për mbrojtjen e qytetarëve si dhe zgjerimin e nocionit të viktimës së krimit sipas standardeve më të mira Evropiane, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 2023″, tha Manja.
“Jo rrallë herë, Gjykata e Strasburgut ka thyer vendimet e gjykatave shqiptare, madje edhe të Kushtetueses duke penalizuar shtetin shqiptar. Shkeljet janë veçanërisht në drejtim të së drejtës së pronës private tha Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Këto deklarata u dhanë në nënkomisionin për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
gijotina.com/
Burimi