Prenë 1000 rrënjë hashashi në Shalë dhe nuk i asgjësuan, nën hetim 6 nënkomisarë dhe inspektorë

Prenë 1000 rrënjë hashashi në Shalë dhe nuk i asgjësuan, nën hetim 6 nënkomisarë dhe inspektorë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër-Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka ekzekutuar sot (27 Nëntor) masat e sigurimit personal të pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” e kryer në  bashkëpunim.
Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër.
Emrat e policëve:
1-Nënkomisar Gjergj Mala2-Nënkomisar Ardian Baçina3-Inspektor Faik Latifi4-Inspektor Kristjan Lokthi5-Inspektor Zef Doçi6-Inspektor Sokol Kroni.
Burimi