Porti i Durrësit në Arbitrazh, qeveria flet për sukses
Projektet e denoncuara si afera të mëdha korruptive me shifra dhjetëra miliona euro, ndodh rëndon të paraqiten si suksese nga qeveria.
I tillë është Porti i Durrësit ku parashikohet shndërrimi i tij në një strukturë turistike luksoze, përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe kompanisë së përfaqësuar nga Mohamed Alabar. Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime për projektin që parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve. Opozita nga ana tjetër, e quan një prej aferave më të mëdha të qeverisë Rama.
Me shndërrimin e Portit të Durrësit, qeveria ka parashikuar që shërbimet portuale të transferohen në Porto Romano, ku planifikohet të ndërtohet një strukturë e re. Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministria Belinda Balluku, në një aktivitet, njoftuan çeljen e tenderit për portin e ri, që pritet të kushtojë 390 mln euro.
Fatura megjithatë rrezikon të rritet për shkak të një padie në Arbitrazh nga një kompani gjermane që ka një kontratë koncesionare për terminalin lindor në Portin e Durrësit. Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.
Më 29 Korrik 2023, Autoriteti Portual Durrës nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj. Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të “Durrës Yahts Marina”, ku për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente, sipas drejtueseve të kompanisë koncesionare EMS APO do të shfrytëzohen 90% e hapësirës së terminalit lindor ku operon kompania gjermane.
Nga ana tjetër, Rama dhe Balluku folën në aktivitetin e kësaj të marte për zhvillimet pozitive që sipas tyre, do të sjellin projektet. Elozhe për planin e qeverisë bëri dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.
Burimi