Përse konsumimi i alkoolit në lartësi dëmton zemrën?

Përse konsumimi i alkoolit në lartësi dëmton zemrën?

Alkooli dhe lartësia nuk ”shkojnë” mirë: sipas një studimi i cili zbuloi se ata që konsumojnë pije alkoolike gjatë një fluturimi të gjatë do të rrezikojnë më shumë të vuajnë nga problemet e zemrës për shkak të uljes së oksigjenit në gjak dhe rritjes të rrahjeve të zemrës.
Presioni atmosferik bie në mënyrë eksponenciale me rritjen e lartësisë, duke shkaktuar normalisht një rënie të oksigjenimit të gjakut deri në 90% (në nivele normale është midis 95% dhe 100%).
Kur biem nën këtë prag, flasim për hipoksi hipobarike, një gjendje që normalisht zhvillohet mbi 2 500 metra mbi nivelin e detit.
Alkooli relakson muret e enëve të gjakut, duke rritur rrahjet e zemrës gjatë gjumit – një efekt i ngjashëm me atë të hipoksisë hipobarike. Për këtë arsye, studiuesit donin të hetonin më tej se çfarë efektesh mund të kishte alkooli në kombinim me presionin e kabinës në lartësinë e lundrimit.
Autorët përfshinë 48 persona midis 18 dhe 40 vjeç dhe i ndanë në dy grupe të ndryshme: njëri u caktua në një laborator gjumi në kushte normale mjedisore (presion në nivelin e detit) dhe tjetri në një dhomë që simulonte presionin e kabinës në lartësi të madhe. (2438 metra).
Secili prej këtyre dy grupeve u nda më tej: 12 persona flinin katër orë pa pirë alkool, ndërsa 12 të tjerët flinin katër orë pasi kishin pirë alkool (ekuivalentin e dy kanaçeve birrë ose dy gotave verë).
Rezultatet treguan se ata që kishin pirë dhe ishin në dhomën që simulonte presionin e kabinës së një aeroplani në fluturim, kishin një rënie të oksigjenimit të gjakut deri në 85% dhe një rritje të rrahjeve të zemrës deri në një mesatare prej 88 rrahjesh në minutë gjatë gjumit, ndësa oksigjenimi i gjakut i atyre që kishin pirë të njëjtën sasi alkooli, por ishin në nivelin e detit, kishte rënë në 88%, dhe rrahjet e zemrës ishin 73 në minutë.
Burimi