Përplasi për vdekje me Jet Ski kunatin në Velipojë, 50 ditë arrest në burg për italianin
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” ndaj shetetasit Italian Salvadore Di Tella i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Gjykata e përfaqesuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qënë aksidentale.
Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.
Aksidenti tragjik ndodhi në plazhin e Velipojës të dielën e 18 gushtit. 19-vjeçari italian Nicola Lorio kishte ardhur për pushime në vendin tonë, por humbi jetën si pasojë e manovrave të rrezikshme që po kryente me kunatin e tij me Jet Ski. I riu ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe qafë.
Burimi