Përplasi me makinë ish-gruan, dënohet 10 muaj burg shqiptari në Greqi, ja dëshmia
Gjykata Autonome e Kundërvajtjeve Njëanëtarëshe e Selanikut ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 10 muaj burg, 41-vjeçarin shqiptar i cili të dielën mbrëma përplasi motoçikletën ish-gruan e tij dhe më pas e kapi nga qafa dhe e kërcënoi se do ta vriste.
Denoncimi për kërcënimin është bërë dy ditë pas ngjarjes të së dielës, ku i pandehuri ka drejtuar me makinën e tij ish-gruas, e cila po ngiste motorin e saj në Nea Malgara të Selanikut dhe më pas ka tentuar ta mbyste.
Sipas deklaratës së viktimës, dy ditë pasi 41-vjeçari e ka goditur me makinën e tij. Siç tha ajo, ndjeu një frikë të fortë se të dielën do të vdiste në duart e ish-bashkëshortit të saj, i cili nuk dëshiron ta kuptojë se ata tani janë të divorcuar.
“Ai u ka thënë edhe fëmijëve tanë se do të më vrasë dhe mos u shqetësoni sepse i ka rregulluar të gjitha”, ka thënë ndër të tjera 35-vjeçarja.
Në deklaratën e tij, 41-vjeçari mohoi akuzën dhe tha se nuk kishte asnjë lidhje me kërcënimin. Ai pohoi se është një baba i mirë dhe se kurrë nuk u ka thënë fëmijëve të tij se donte t’u vriste nënën.
Problemet e marrëdhënies me 35-vjeçaren ai ia atribuoi edhe arsyeve financiare dhe problemeve të krijuara nga anëtarët e familjes së saj.
gijotina.com/
Burimi