Përmbyset zetori në Maliq, ndërron jetë drejtuesi
👁985
Këtë pasdite, në Maliq, një zetor është përmbysur duke ecur në rrugë. Si pasojë, ka ndërruar jetë shoferi 61-vjeçar. Sejfulla Gjata është rrezuar me një mjet zetor, në aksin dytësor Moglicë – Zerec. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një rruge rurale ku mjeti ka ecur mbrapsht dhe është përmbysur.
“Maliq/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit”, njofton policia.
gijotina.com/
Burimi