Përfundon kërkimi në Palermo, gjenden 6 trupat e të zhdukurve pas fundosjes së jahtit luksoz
Shtatë të vdekur është bilanci tragjik i anijes luksoze Bayesian, të mbytur pas stuhisë së të hënës mbrëma, pranë portit Porticello në Palermo.
Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat britanike, kërkimet për të zhdukurit kanë përfunduar dhe gjatë kohëzgjatjes së tyre janë gjetur gjithsej gjashtë trupa të cilët kanë qenë të bllokuar në kabinat e anijes, e cila u fundos në 50 metra thellësi në fund të detit.
Trupat i përkasin sipërmarrësit britanik të teknologjisë Mike Lynch, vajzës së tij adoleshente Hannah Lynch, kreun e “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, gruan e tij Judy dhe avokatin e Clifford Chance, e po ashtu Chris Morvillo dhe gruan e tij, Neda.
Trupi i kuzhinierit të anijes, Recaldo Tomas, u gjet pak pasi mjeti lundrues u fundos dhe roja bregdetare shpëtoi 15 persona.
Anija, e cila transportonte gjithsej 22 persona, u ankorua pranë portit Porticello kur u godit nga një tajfun detar, duke çuar në tragjedinë me 7 viktima.
Burimi