Përcillet në banesën e fundit poeti Agim Doçi, familjarët: Nuk e mori as pensionin që i takonte

Përcillet në banesën e fundit poeti Agim Doçi, familjarët: Nuk e mori as pensionin që i takonte

Sot përcillet për në banesën e fundit poeti i ndjerë Agim Doçi. Ai ndërroi jetë pas disa ditësh luftë me gjenden e rënduar shëndetësore.
Doçi pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.
Gruaja e poetit, Yllka Doçi ka folur teksa zhvillohej ceremonia e përcjelljes, duke thënë se ai nuk arriti të merrte pensionin që i takonte prej 11 vitesh.
‘Agimi nuk është vlerësuar sa duhet. Një mjeshtër si Agim Doçi nuk arriti të merrte as pensionin që i ka takuar prej 11 vitesh. Agimit i është bërë vrasje politike’, tha gruaja.
Ndërsa motra e tij tha: “Ai nuk është vetëm vëllai im, është pjesa më e bukur e imja dhe atyre që e jetuan me krijimtaritë e tij. Nuk është se na u ofrua ndonjë për homazhe, mendoj se ai është shumë i kënaqur që donte dashurinë e njerëzve dhe jo të institucioneve”.
Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare. Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i më shumë se 3.000 teksteve të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot.
 
 
 
Burimi