PD ndez motorët për zgjedhjet e 2025-ës, Ervin Salianjit i besohet një nga zonat më të nxehta

PD ndez motorët për zgjedhjet e 2025-ës, Ervin Salianjit i besohet një nga zonat më të nxehta

Partia Demokratike e drejtuar tashmë nga Sali Berisha, pasi mori të drejtën e vulës dhe logos ka filluar ka ndezur motorrët duke filluar përgatitjet për zgjedhjet e përgjithme të 2025.
Ndër veprimet e para është edhe  forcimi i strukturave të partisë dhe përzgjedhja e drejtuesve që do të merren me organizimin e partisë në rrethe.
Sikurse bëhet e ditur nga burime brenda selisë blu, deputeti Ervin Salianji është menduar të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, zonë e cila shikohet si një ndër më kryesoret në vend, ku demokratët kërkojnë të sigurojnë fitoren.
Jo rastësisht është menduar që Salianji të drejtojë këtë qark. Ky vendim duket se është marrë pas fitores së demokratëve në zgjedhjet lokale në Kavajë, ku Fisnik Qosja u shpall kryebashkiak i qytetit, ku roli dhe puna e Salianjit në këtë fitore ishte padyshim e rëndësishme.
Po ashtu, një emër tjetër është edhe ai i nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj, për të cilin ende nuk është përcaktuar zona të cilën do të mbulojë, por deri tani janë dy opsione: e para që të zgjidhet si drejtues politik i Lezhës dhe së dyti të marrë drejtimin në zonën e Korçës.
Por vendimet përfundimtare pritet të merren në ditët në vijim.
Pas rikthimit të vulës dhe logos, Partia Demokratike tashmë ka të drejtën të regjistrohet si subjekt politik. Por, sfida më kryesore e saj mbetet ajo e bashkimit të demokratëve, e cila deri më tani duket se po shkon në drejtimin e duhur.
Kjo mund të shikohet edhe te qëndrimi i shumicës së deputetëve demokratë, përfshirë këtu edhe ata që deri në momentet e fundit kishin mbështetur ish-kryetarin Lulzim Basha.
Edhe vetë kryedemokrati Berisha bëri thirrje për bashkim, pavarësisht mendimeve të kundërta që  mund të kenë, por të gjitha këto nuk mund të përbëjnë pengesë për qëllimin madhor të demokratëve, të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës dhe të rikthejnë sikurse shprehen ata, vlerat e demokracisë në vend.
 
 
 
Burimi