Pasiguritë në kursin e këmbimit, BSH: Bien transaksionet në euro, në 6 muaj u transferuan 2.35 miliardë

Pasiguritë në kursin e këmbimit, BSH: Bien transaksionet në euro, në 6 muaj u transferuan 2.35 miliardë

Çdo luhatje e monedhës europiane në tregun shqiptar ka nisur të ndikojë edhe në transaksionet që kryhen në euro. Sistemi ndërbankar i pagesave me vlerë të madhe, AIPS i cili u mundëson si individëve, por edhe bizneseve transfertat dhe pagesat me komisione të ulëta, regjistroi rreth 26 mijë e 240 transferta në total duke shënuar një rënie me 12.5% në raport me muajin maj.

Ndonëse janë një indikacion edhe për nivelin e lartë të përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike, pagesat në euro nga AIPS ranë edhe në vlerë, në 368 milionë euro nga 445 milionë euro një muaj më parë.

2.3 miliardë euro transaksione janë kryer në gjysmën e parë të vitit. Pavarësisht se për një transfertë prej 100 mijë eurosh bizneset paguajnë më pak se 50 euro komision, ndërsa në pagesat më të vogla se 10 mijë euro komisioni është deri në 6 euro, pasiguritë nga kursi i këmbimit po stepin individët në këto pagesa.
Burimi