Pas incidentit me Osmanin, Albin Kurti udhëton drejt Shkupit
👁1765
Disa ditë pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, është kryeministri Albin Kurti ai që do të qëndrojë për një vizitë zyrtare ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë takim nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kurti do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral.
Të premten, Prishtina zyrtare i dërgoi një notë proteste Shkupit për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin ishte përfshirë presidentja Vjosa Osmani.
Burimi