Paraziti që ju bën të dukeni më të bukur
Studime të shumta kanë vërtetuar se gjysma e popullsisë së botës është e prekur nga një parazit i quajtur “Toxoplasma gondii”. Thuhet se paraziti ka fuqinë të ndryshojë karakterin e një personi si dhe ta bëjë një person më tërheqës.
Ky parazit transmetohet te njerëzit nga macet dhe jeton brenda retinës së syrit. Në vitin 2011 u krye një studim duke përdorur minjtë. Studiuesit infektuan disa nga minjtë me toksoplazmë dhe rezultoi se minjtë e infektuar ishin më të popullarizuar në mesin e të gjithë grupit.
Një nga studimet më i fundit ka treguar rezultate të ngjashme tek njerëzit. Studimi mori një kampion prej 178 personash jo të infektuar dhe 35 që ishin të infektuar. Të gjithë individët e infektuar u gjykuan si më të shëndetshëm dhe më të bukur.
Gjithashtu meshkujt edhe femrat e infektuara kishin fytyrë më simetrike. Pavarësisht rezultateve të studimeve të kryera, shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar se si ndodh saktësisht ndryshimi. Bazuar në këtë teori, nëse shkencëtarët e kuptojnë procesin, ata mund të riprodhojnë të njëjtin parazit, duke i bërë të gjithë më tërheqës sesa janë.
Burimi