Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Panairi i Librit 2024 ka shpallur fituesit e çmimeve, duke nderuar autorët, përkthyesit dhe studiuesit që kanë arritur kulme të reja në letërsinë dhe shkencën shqiptare. Çmimet u ndanë në disa kategori, përfshirë përkthimin, studimet shkencore dhe veprat letrare të vitit.
Enkel Demi u shpall autori më i mirë i vitit, për kontributin e tij të shquar në letërsinë shqiptare. Ndërsa Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit për romanin “Kohëstrehim”.
Në fushën e shkencave ekonomike, Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë.
Vjola Sula mori çmimin për veprën më të mirë studimore, çmim që iu dha nga Alda Bardhyli.
Përkthimi i letërsisë në gjuhë të tjera gjithashtu u nderua me çmimin për përkthimin më të mirë në frëngjisht, i cili shkoi te Lindita Gjetani për veprën “Mirupafshim atje lart”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente