
Pak orë pas eliminimit, Chelsea i vendos çmimin Armando Brojës
👁3250
Armando Broja ishte një prej yjeve që pritej shumë në Euro 2024, por Shqipëria u eliminua që në fazën e grupeve dhe ai u aktivizua si titullar vetëm në ndeshjen e parë me Italinë.
Menjëherë pas humbjes me Spanjën, raportohet se Chelsea i ka vendosur çmimin 35 milionë paund Armando Brojës. Për gjigantin kuqezi interesohen klube jo vetëm nga Premier League, por edhe nga Bundesliga e Serie A.
U raportua se Everton dorëzoi një ofertë zyrtare prej 30 milionë paundësh pak ditë më parë dhe tashmë diferenca duket e vogël.
Burimi