Pagjumësia në verë, si të flini më qetë dhe më gjatë!
Kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat ngrihen procesi i gjumit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Netët pa gjumë fillojnë e bëhen të shpeshta teksa vera zë vend dhe ky problem prek shumicën e njerëzve. Ndonëse duket sikur nuk mund ta zgjidhni në momentet e para ekspertët sugjerojnë disa mënyra qetësimi dhe stimulimi të gjumit të qetë edhe kur tempëraturat jashtë janë shumë të larta, thote agroweb.org. Si të rregulloni gjumin?
Mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur.
Mundohuni të flini në të njejtat orare në shumicën e rasteve edhe nëse ndonjë nga netët mund të flini më pak.
Qëndroni të freskëtGjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët në mënyrë që të mund të flini më qetë.Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celcius.
Mësoni si të relaksoheniKur jeni të stresuar të tendosur e në ankth gjumi është procesi i fundit që ju shkon ndër mend.Relaksimi i plotë i trupit besohet se është mënyra më e mirë për të fjetur më shpejt dhe më gjatë.Mësoni si ta qetësoni jo vetëm trupin, por edhe të zbrazni mendjen nga mendimet negative.
Flini në errësirëKur të shtriheni për të fjetur eleminoni të gjithë burimet e dritës në dhomë. idomos kur drita është artificiale si televizori apo telefoni. Kjo vlen edhe për dritën natyralë të mëngjesit, pasi sipas ekspertëve orët më të mira të gjumit janë në mëngjes.
Zgjidhni çarçafët e duhurGjithnjë përdoni materiale të lehta në mënyrë që të flini më mirë. Këtu flasim për çarçafët, këllëfin e jastëkut dhe pizhamat me të cilat flini. Materialet e rehatëshme si mëndafshi apo pambuku do e mbajnë temperaturën e trupit tuaj në normat e duhura dhe do ta bëjnë gjumin më të lehtë.
Burimi