Opozita bojkoton komisionet parlamentare

Opozita bojkoton komisionet parlamentare

Opozita ka vendosur që të bojkotojë të gjitha komisionet parlamentare të cilat janë planifikuar për tu mbajtur ditën e sotme.
Në komisionet parlamentare aktualisht po marrin pjesë vetëm deputetët socialist.
Ndërkohë opozita nisi paraditen e së hënës bojkotin e pjesshëm të komisioneve parlamentare, si pjesë e aksionit të saj të mosbindjes civile, për shkak të burgosjes politike të deputetit Ervin Salianji. Gjatë ditës së djeshme vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane, ku është diskutuar për draft-pozicionin negociues për grupimin e parë të kapitujve “Themelorët”, për negociatat për anëtarësimin në BE.
Seanca plenare e ditës së djeshme u shoqërua me kaos ku u hodhën sende në drejtim të kryetares së Kuvendit. Mes të tjerash deputetët e Partisë Demokratike pasi bllokuan foltoren, u larguan nga aty ku ata morën karriget dhe i hodhën jashtë ambienteve të Kuvendit ku iu vendosën flakën. Kuvendi ndërkohë pritet të marrë masë disiplinore për 24 deputetë demokrat.
Kujtojmë se opozita ka lajmëruar një protestë mbarë kombëtare më 7 Tetor në orën 18:00 që do të nisë para Kryeministrisë dhe do të shpërndahet në të gjitha rrugët.
Burimi