Numri/ 113 raste te reja me HIV në 2023, ekspertët: Shumica meshkuj

Numri/ 113 raste te reja me HIV në 2023, ekspertët: Shumica meshkuj

Numri i të infektuarve me HIV-AIDS në vendin tonë po vjen në rritje nga viti në vit. Të dhënat zyrtare flasin për 113 raste të reja përgjatë vitit 2023. Shumica e të prekurve vijojnë të jenë meshkuj.
Sipas ekspertëve, diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme në ecurinë e infeksionit HIV dhe suksesin e mjekimit me Antiretrovirale.
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër HIV-AIDS-it, shqetësim global mbetet stigma, si pasojë e së cilës të infektuarit paraqiten vonë. Një prej të rinjve që jeton me HIV në Shqipëri apelon që ata që dyshojnë për sëmundjen të mos tremben por të kërkojnë ndihmë.
“Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem dhe çdo muaj në klinikë ambulatore të infektivit vij dhe marr një terapi falas. Sot të gjithë moshatarëve të mi ju them në qoftë se keni HIV-AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën,” – u shpreh ai.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se ccdo ditë, 1700 persona me HIV-AIDS humbasin jetën ndërsa 3500 infektohen. Ekspertët thonë se një pjesë nuk e dinë. Në vendin tonë janë 15 qendra ku kryhet testi HIV. Objektivi global kundër HIV-AIDS është identifikimi i 95% të rasteve dhe përfshirja e tyre ne skemën e mjekimit.
Burimi