“Nuk ta zëvendësoj dot mamin, por…”, urimi prekës i Agron Llakaj për ditëlindjen e të bijës
Vajza Agron Llakaj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte sesi të mungonte një urim nga vetë aktori.
Ai shkruan se është ditëlindja e parë që duhet të festojnë pa Kostandinën, gruan e ndjerë të Agron Llakaj që humbi jetën tre muaj më parë pas një beteje me një sëmundje.
Në urimin për të bijën, Agron shprehet se është i vetëdijshëm që nuk do t’ja zëvëndësojë kurrë nënën, por artisti i siguron dashurinë e tij sa të ketë frymë.
Urimi:
Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shume i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!
Nuk të la vetëm…,Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.
Bija ime! Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithe forcën e dashurisë time.
Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzëqeshi jetës zemër!
Babi si gjithmonë të thote sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!
Burimi