Nuk ndalet Donald Trump, krahason veten me Elvis Presleyn?

Nuk ndalet Donald Trump, krahason veten me Elvis Presleyn?

Donald Trump ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, duke postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social, ku e vë veten përkrah ikonës së muzikës.
Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një krahasim të tillë, pasi ai e kishte postuar po këtë foto edhe në Instagram vitin e kaluar, duke shkruar:
Për kaq shumë vite njerëzit kanë thënë se unë dhe Elvis ngjajmë. Tani kjo foto është përhapur në të gjithë vendin. Çfarë mendoni?
Më parë, Trump e kishte krahasuar fotografinë e tij të famshme, nga arrestimi i tij në gusht 2023, me fotot ikonë të Frank Sinatra dhe Elvis Presley nga dekada më parë, duke e cilësuar atë si “fotografinë më të bukur të tillë e bërë ndonjëherë”.
Po ashtu, Trump ka bërë krahasime të tjera të diskutueshme, si ato me Nelson Mandelan dhe Nënën Terezë.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente