Njihuni me partneret e futbollistëve të Kombëtares shqiptare!/ FOTO
Ata janë në qendër të vëmendjes në fushën e blertë, por jeta personale e djemve të Kombëtares ka patur gjithmonë interes të lartë për publikun.
Pas humbjes 2-1 me Italinë, Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Ndërkohë që djemtë përgatiten për përballjen e rëndësishme kundër Spanjës në datën 24 Qershor, ne po ju prezantojmë me partneret e tyre.
Elseid Hysaj dhe partnerja e tij, Fiorenza Lestakaj janë prindër të tre fëmijëve, Elis, Gloria dhe Teo.
Marash Kumbulla dhe partnerja e tij, Greta Manzato. Çifti të lidhur prej rreth 5 vitesh, janë prindër të një vajze me emrin Matilde.
Berat Gjimshiti, Alisa MilenkoviçLidhja e tyre bëri shumë bujë vite më parë, duke përmenduar faktin se bëri xhiron e rrjetit origjina e saj serbe, edhe pse në jetëshkrimin e saj nuk përmendet kjo gjë, duke shtuar Zvicrën si vendin e saj të lindjes. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Ermir Lenjani dhe partnerja e tij, Herolinda zgjodhën të martohen pa shumë zhurmë. Në fshehtësi të plotë, ai dhe partnerja e tij kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre në vitin 2019 dhe u bënë prindër të një djali me emrin Rian në vitin 2021
Jasir Asani, GiotaJanë njohur përmes rrjeteve sociale dhe vetëm pak muaj më parë, Jasiri vendosi ta bënte lidhjen publike duke publikuar një foto me partneren e tij, Giotën.
Amir Abrashi, Rona KoshiAmir Abrashi jeton prej vitesh historinë e dashurisë me Ronën dhe vetëm një vit më parë u kurorëzuan në martesë.
Arbër HoxhaSulmuesi i Kombëtares u fejua dy vite më parë me partneren e tij e cila padyshim këtë evropian do të jetë tifozja më e zjarrtë e tij.
Thomas Strakosha, Esther Adjoa AsideuPrej dy vitesh portieri i Kombëtares tonë është në lidhje me modelen bukuroshe, me të cilën poston shpesh foto në rrjetet sociale. Pak kohë më parë e ka prezantuar edhe me familjen e tij.
Ylber Ramadani dhe partnerja e tij, DardaneRamadani dhe partnerja e tij, Dardane kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në vitin 2020 dhe janë prindër të dy fëmijëve.
Arlind Ajeti dhe partnerja, prej më shumë se 10 vitesh krah njëri-tjetrit.
Burimi