Ndryshimet në qeveri, Boçi: Rama ndryshoi vetëm fytyrat

Ndryshimet në qeveri, Boçi: Rama ndryshoi vetëm fytyrat

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi përmes një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar ndryshimet në qeveri.
Boçi shkruan në Facebook se Rama me qeverisjen e tij është bërë si ajo gruaja në moshë, e cila sa herë vjen periudha e plazhit, për dhjamosjen, fishkjen, rrudhat nga vitet, nga abuzimet, nga moskujdesjet, nga babëzia, ia vë fajin rrobave të plazhit.
Më tej demokrati thekson se asgjë nuk ndryshon me lëvizjet në qeveri.
Postimi i plotë i Boçit:
KUR MINISTRAT TRAJTOHEN SI…
Rama me qeverisjen e tij është bërë si ajo gruaja në moshë, e cila sa herë vjen periudha e plazhit, për dhjamosjen, fishkjen, rrudhat nga vitet, nga abuzimet, nga moskujdesjet, nga babëzia, ia vë fajin rrobave të plazhit.
Për këtë arsye i ndryshon çdo korrik.
E tani nga pamja tangë e dikurshme, i vesh me trup me ngjyra të ndezura, me lajle e lule.
Thënë popullorçe, Rama në kongresin e narko-rilindjes, ndërroi thjesht vetëm brekët.
Gjithçka tjetër është po aty: vjedhjet, korrupsioni, aferat, trafiqet, lavatriçet, abuzimet, babëzia, arroganca, arbitrariteti.
Këto janë themeli që duhet shembur!
Burimi